Vera është sinonim i diellit, motit ideal, ndjesive të mira dhe dëshirës për të vizituar destinacione të reja, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “Cuentas Claras”.
Prandaj, nëse po planifikoni pushimet tuaja dhe po kërkoni vende të lira për të udhëtuar në Evropë këtë verë, ne ju sugjerojmë destinacionet më të mira për aventurën tuaj të ardhshme.“Cuentas Claras” ka renditur tetë vendet më përballueshme për të udhëtuar në verën e vitit 2024 – mes të cilave përfshihet edhe Shqipëria.
Shqipëria
Ky vend i ka të gjitha: plazhe, kështjella dhe qytete antike, kështu që ju mund të planifikoni një sërë aktivitetesh .
Zbuloni peizazhet mahnitëse, historinë dhe kulturën e pasur të vendit evropian.
Plazhet e Dhërmiut dhe Himarës janë lehtësisht të aksesueshme dhe ofrojnë ujëra të kristalta dhe peizazhe magjepsëse.
Gjithashtu, ju mund të shijoni një shëtitje në Qafën e Llogorasë, me pamje të pakrahasueshme të detit Jon dhe Rivierës Shqiptare.
Shqipëria ofron opsione për të gjitha shijet dhe të gjitha buxhetet.
Udhëtimi mund të jetë i përballueshëm dhe plot përvoja të jashtëzakonshme – nëse zgjidhni vendet e duhura dhe të lira për të vizituar në vendin mesdhetar.
Tetë vendet më të mira në Evropë për të vizituar në 2024: