Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni i preferuar i miliona vizitorëve
Lexohet për: 2 min.
Albania-Ksamil-beach-3-scaled-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mesdheu është padyshim një nga destinacionet turistike më të njohura në Evropë i cili tërheq çdo vit miliona vizitorë, sipas një artikulli të botuar në revistën spanjolle “A21”, (a21.com.mx).

Pikat e nxehta gjithnjë e më tërheqëse të Mesdheut juglindor ofrojnë një ndërthurje plazhesh të bukura, disa prej të cilave mund të rivalizojnë rërën e bardhë të Karaibeve, mrekullitë e një bote antike dhe një kuzhine të shkëlqyer, përcjell atsh, tramseton KosovaPress.

Nëse kërkoni një arratisje të veçantë, autentike dhe jo pushime tradicionale vizitoni destinacionin e ri të Ballkanit, Shqipërinë e cila ofron pamje mahnitëse të plazheve dhe çmime të përballueshme!

Komisioni Evropian i Udhëtimeve konfirmoi në fillim të vitit 2023 se rritja më e madhe e numrit të turistëve është regjistruar në Shqipëri, një rritje prej 277% këtë verë krahasuar me 2013, e ndjekur nga Greqia me 147%, Turqia me 114% dhe Kroacia me 104%.

Shqipëria ofron një kombinim të plazheve të bukura, vendeve kulturore historike dhe kuzhinës tradicionale dhe të huaj.

Gjatë viteve të fundit është parë një rritje e popullaritetit në Rivierën Shqiptare, falë plazheve unike me rërë të bardhë, ujërave bruz dhe qyteteve mesjetare.

Tirana, kryeqyteti modern i Shqipërisë, së fundmi është shpallur Kryeqyteti i Rinisë Evropiane për shkak të reputacionit të saj si qendër e inovacionit dhe sipërmarrjes.

Me jetën e saj të gjallë shoqërore dhe kulturore, ajo është e preferuara e nomadëve dixhitalë.

Megjithatë, pika më e fortë e Shqipërisë është përballueshmëria e saj si një destinacion mesdhetar, dhe hapja e saj ndaj të huajve.

Qyteti është një kombinim i përsosur i historisë, ushqimit dhe aventurës. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025