Shqipëria, me peizazhet e saj të larmishme dhe koston e përballueshme të jetesës, është një destinacion ideal për pushime verore unike dhe ekzotike, shkruan Jeanne Zisou në një artikull të botuar në të përditshmen franceze “Public.fr”.
Vera ka ardhur dhe ju po kërkoni një destinacion unik dhe të lirë? Mos kërkoni më tej, Shqipëria është vendi i duhur për ju. E vendosur në Ballkan, Shqipëria është vend i kontrasteve.
Qoftë për akomodimin, ushqimin apo aktivitetet, buxheti juaj i pushimeve nuk do të shtrëngohet. Nga Tirana, kryeqyteti dinamik, në fshatrat piktoreske të Rivierës Shqiptare… çdo cep i vendit është plot me thesare të fshehura. Ne ju rekomandojmë të vizitoni vendin mesdhetar dhe të shijoni një përvojë ekzotike këtë verë.
Zbuloni Tiranën dhe rrethinat e saj
E vendosur në qendër të qytetit, ajo është e rrethuar nga muzetë, xhamitë dhe ndërtesat historike. Shëtisni nëpër zonën e Bllokut, dikur i lejuar vetëm për elitën komuniste, sot një vend për jetën e natës dhe kafenetë më në tendencë, transmeton KosovaPress.
Vizitoni Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 në lartësitë e qytetit. Këta dy bunkerë janë dëshmitarë të vërtetë të historisë. Sot të shndërruar në muze historikë dhe bashkëkohorë.
Për një zhytje në historinë mesjetare, vizitoni Kalanë e Krujës, rreth një orë larg me makinë.
Eksploroni Shqipërinë, mes plazheve dhe mbetjeve antike
Por, mbi të gjitha, peizazhet e tyre që të lëne pa frymë. Për adhuruesit e natyrës dhe emocioneve, ofrohen aktivitete të ndryshme ujore ose thjesht të shijoni diellin në rërën e imët.
Mbi të gjitha, mos e humbisni një vizitë në qytetin e Sarandës. Saranda është porta hyrëse për në mbetjet antike të Butrintit, i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pavarësisht nëse jeni një adhurues i kulturës, natyrës apo relaksit, ky vend ka diçka për të kënaqur të gjitha dëshirat tuaja. Peizazhet e tij të larmishme, trashëgimia e pasur dhe mirëpritja e ngrohtë e bëjnë atë një vend ideal për pushime.
Përveç kësaj, udhëtimi në Shqipëri është sinonim i ofertave të favorshme. Çmimet mbeten shumë konkurruese në krahasim me destinacionet e tjera evropiane. Ndaj, për këtë verë, guxoni të jeni aventurier dhe nisuni për të zbuluar Shqipërinë. Nuk do të zhgënjeheni!