Shqipëria mund të njihet më së shumti si vendlindja e Dua Lipës, por destinacioni nën radar ofron shumë më tepër, shkruan Kirsty Thatcher në të përditshmen australiane “ELLE” (elle.com.au).
E vendosur në detin Adriatik midis Greqisë dhe Malit të Zi, Shqipëria krenohet me peizazhin mahnitës që shumë pushues ëndërrojnë.Njohja e ngadaltë e Shqipërisë si një destinacion turistik është kryesisht falë historisë së saj politike: vendi ishte nën sundimin e rreptë komunist për 40 vjet, kohë gjatë së cilës pothuajse asnjë turist nuk lejohej të vizitonte vendin.
Në ditët e sotme, gjithçka ka ndryshuar dhe Shqipëria ka një reputacion të fituar si një perlë e turizmit evropian në zhvillim.
Shqipëria është shumë më e përballueshme se fqinjët e saj më të njohura si , Greqia, Italia, madje edhe Kroacia, duke e bërë atë destinacionin ideal për ata që kërkojnë të kalojnë një verë të paharrueshme pa ndikuar në buxhetin e tyre, transmeton ATSh.
Të intriguar? Lexoni udhëzuesin tonë gjithëpërfshirës për të udhëtuar në Shqipëri;
Si çdo vend, do të ishte e pamundur të shihje të gjithë Shqipërinë në vetëm një udhëtim.
Por, nëse po planifikoni pushimet tuaja të ardhshme dhe ndiheni të mbingarkuar nga gjithçka që Shqipëria më poshtë gjeni destinacionet më të mira shqiptare dhe, saktësisht pse duhet t’i vizitoni ato.
Me një popullsi prej pak më shumë se 100,000 banorë, Shkodra është qyteti i pestë më i madh në Shqipëri, i vendosur rreth 10 kilometra larg kufirit me Malin e Zi.
Shkodra ofron një histori të pasur në formën e rrënojave që datojnë që nga koha e Venedikut, një qendër e çuditshme e qytetit, një pamje panoramike e maleve të Ballkanit dhe liqeni i famshëm i Shkodrës.
Thethi
Adhurues të aventurës, ky është vendi ideal për ju. Pavarësisht se në cilën stinë do të vizitoni Shqipërinë, ia vlen të bëni një udhëtim në Theth, një fshati bukur malor dhe pikënisja e përsosur për ecjet e shumta në Shqipëri. Këshilla jonë?
Lumi i Shalës
Me siguri i keni parë imazhet e ujit jashtëzakonisht blu të lumit të Shalës dhe akomodimet në stilin e Maldiveve në rrjetet tuaja sociale.
Ndërkohë që, mund të bëni një udhëtim ditor nga lumi i Shalës, ju rekomandojmë të qëndroni në bujtinën “Livadhi”, ku mund të shijoni plazhin privat dhe të zgjoheni me pamjen e pabesueshme malore.
Ksamili
Himara
Pak më e qetë se Ksamili, Himara është një qytet i vogël përgjatë Rivierës Shqiptare – me plazhe të izoluara bruz.