Me trajneri e ri, Qëndrim Kida, të ardhur pas largimit të Senad Alirifës, Malisheva po synon që në fund të sezonit të sigurojë daljen në garat evropiane dhe deri më tani është në rrugën e duhur për ta arritur këtë objektiv.
Këtë synim e pranon hapur edhe vet trajneri Kida i cili për KosovaPress ka thënë se skuadra do të marr ndeshjet një nga një me synimin për të grumbulluar sa më shumë pikë dhe pastaj të bëhen vlerësimet në kohën e duhur.
Që Malisheva ka kualitete për ta synuar Evropën e thotë edhe supertalenti i skuadrës, Drilon Hazrollaj. Ai thotë se lojtarët po japin maksimumin për ta arritur këtë objektiv.
Mbi të ardhmen e tij, Hazrollaj deklaroi se është i fokusuar plotësisht te Malisheva, por pranon që e ardhmja mund te sjellë ndryshime.
Ndryshe, skuadra e Malishevës dy javë më p[arë është kthyer të luajë para tifozëve të saj në stadiumin “Liman Gegaj” pas intervenimeve që janë bërë në fushën e gjelbër si dhe në ndërtimin e tribunës së re për tifozët.