Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore
Mjaltii
Foto Ilustruese
29/04/2026 - 17:50
Linku u kopjua

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën për 5.8 për qind në Tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore u rrit për 7.0 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale shënoi rritje prej 4.9 për qind.

“Në TM1 2026, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 7,0 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4,9 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Kurse, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 5,8 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025”, thuhet në raportin e ndeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi TM1 2026.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.  Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro, kurse njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026