Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ka dhënë mesazhin për gjithë besimtarët e fesë islame.
Tërnava ka theksuar se kjo festë e cila vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët do të dalim me të afërt me njëri tjetrin.
"Nesër është ditë e Bajrmit, ditë festë për besimtarët islam në mbarë botën, vjen pas një sakrifice të madhe, pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Sot në këtë ditë të fundit të bekuar të Ramazanit në emër të BIK-ut, të institucioneve të saj të ju uroj për këtë festë kaq madhështore të Fitër Bajramit. Është një mundësi për të mbajtur dhe forcuar më shumë lidhjet familjare. Ndaj duhet bërë edhe më shumë që këto festa t'i festojmë siç është më së miri e të mos zbehen. Festa e Fitër bajramit ka për qëllim formimin e një shoqërie të lumtur e të ndërgjegjshme", tha Tërnava./E.Krasniqi/