Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit, Ziv falënderon Kosovën për mbështetjen
Lexohet për: 1 min.
Zivvvt
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 76-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Izraelit, Tamar Ziv, ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, e ka falënderuar Kosovën për mbështetjen për Izraelin, veçanërisht marrë parasysh vështirësitë që po kalon vendi.

“Me rastin e 76-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit, dua të falënderoj miqtë e mi nga të gjitha fushat e jetës në Kosovë për mbështetjen e tyre për Izraelin, veçanërisht në kohët e vështira që po kalojmë. Ju faleminderit! Hvala vam! #YomHaatzmaut #Israel76,” ka shkruar ambasadorja Ziv në platformën “X”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025