Me para borxh, karateistët e Kosovës nisen drejt botërorit në Turqi
Lexohet për: 5 min.
DSC_7436
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate sot ka udhëtuar drejtë Turqisë, aty ku në Kenya do të zhvillohet Kampionati Botëror.

Kosova do të përfaqësohet në këtë kampionat me 19 garues të cilët synojnë paraqitje dinjitoze po edhe medalje.

Me gjithë entuziazmin  e madh të karateistëve që do të luftojnë në këtë kampionat, drejtuesit e kësaj federate theksojnë faktin se janë në kushte të rënda financiare për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e shtetit.

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Avni Gashi, para nisjes drejt Turqisë tha për KosovaPress se për fat të keq, sfida kryesore nuk janë garuesit dhe performanca e tyre, por kriza financiare me të cilën po përballen.

“Si ekspeditë jemi në një sfidë, si zakonisht në një sfidë të radhës në këtë rast sfida jonë kryesore nuk janë nuk janë garuesit, nuk janë kualitete e garuesve, nuk janë trajnerët, nuk janë klubet dhe as federata por është thjeshtë çështja financiare e cila na preukupon dhe ne fakt na bën që të jemi të varur deri në momentet e fundit se si do të udhëtojmë, a do të mund të udhëtojmë apo jo dhe kjo duhet të ndalohet njëherë e përgjithmonë sepse ta them me përgjegjësi të plotë, që nga ministria, Komiteti Olimpik dhe të gjitha nivelet tjera relevante nuk janë azhur në raport me kërkesat dhe nevojat e sportit kosovar. Ne duhet me një procedurë të çmendur të bëjmë shpenzimin, të udhëtojmë në një kampionat botëror, të bëjmë pagesat edhe me mjete vetanake, qoftë edhe të miqve dhe dashamirëve individual dhe në fund të kthehemi, t’i sjellim të gjitha ato dokumentacione e faktura që ta na rimbursohen”, tha Gashi.

Përkundër kësaj situate në të cilën ndodhet kjo federatë, përzgjedhësi i i Kosovës, Agron Tosuni në bazë të përgatitjeve që janë bërë, Kosova do pret paraqitje dhe rezultate shumë të mira nga ky Kampionat Botëror.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, me një intensitet shumë të mirë. Kemi punuar në dy taktika, taktika teknike dhe kumitë, ku unë mendoj që ka qenë një përgatitje shumë e mirë. Gjithçka është në rregull, lëndime nuk ka pasur gjatë përgatitjeve që ka qenë kryesore, forma e garuesve është shumë e mirë, pres një paraqitje shumë të mirë dhe pres një rezultat shumë të mirë që të kthehemi nga Kenya prej Kampionatit Botëror.”, tha Tosuni.

Shumë entuziastë për këtë garë shprehen edhe vetë karateistët të cilët edhe nuk i frikësohen aspak rivalitetit të madh që do të jetë në Turqi. Karateisti Melos Gashi thotë se është i gatshëm për këtë sfidë dhe synon edhe medalje.

“Përgatitje kanë shkuar shumë mirë bashkë me Përfaqësuesen e Karatesë së Kosovës. Jemi përgatitur nëntë ditë në Bogë, po ashtu edhe ushtrimet nëpër klube dhe po besoj që jemi gati për të shkuar dhe jo vetëm për pjesëmarrje por edhe për të kapur medalje...Normalisht po synojmë medalje, do Zoti ia arrijmë qëllimit”, tha Gashi.

Të njëjtin synim e ka edhe karateisti Betim Maliqi i cili thotë se botërori i karatesë është kampionati më prestigjos, andaj edhe synimi është për të fituar medalje.

“Si fizikisht ashtu edh e në mënyrë strategjike dhe taktike jemi të përgatitur maksimalisht, kemi pasur përgatitje për një kohë të gjatë dhe përgatitjet finale kanë qenë me Përfaqësuesen e Kosovës... Kampionati Botëror është gara më prestigjose në të cilën ne jemi nisur dhe synojmë medalje dhe mendojmë të fitojmë.”, tha Maliqi për KosovaPress.

Për boksieren Vlera Qerimi kjo është hera e dytë që po merr pjesë në një Kampionat Botëror të Karatesë dhe ajo thotë se nuk ka aspak frikë nga kundërshtaret sepse niveli i tyre nuk është shumë larg karateisteve në Kosovë

“Për mua është hera e dytë që po marr pjesë në këtë kampionat edhe po shpresoj që kësaj herë të marr një medalje ose një rezultat më të mirë se herën e kaluar...Jo, jemi bërë tani si njëjtë të them të drejtën për shkak se duke marrë pjesë sa më shumë në gara po e shohim që jemi përafërsisht në një nivel të njëjtë dhe nuk është se jemi shumë larg garuesve tjerë jo vetëm evropian po edhe botëror”, tha Qerimi.

Shumë i entuziazmuar dhe me vullnet të madh është edhe karateisti i ri Yll Morina për të cilin kjo është një eksperiencë e re por që thotë se ndihet shumë i përgatitur për të synuar rezultat pozitiv në Kampionat Botëror.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Me të gjithë ekipin jemi munduar ta japim maksimumin edhe shpresoj që tani të kur të shkojmë në botëror të kthehemi me medalje...Për mua është hera e parë që po marr pjesë në Kampionat Botëror dhe tani e kam mbushur kriterin për të shkuar në Kampionat Botëror sepse e kam mbushur një moshë të caktuar edhe veten po e ndjejë shumë të përgatitur dhe tani vetëm medalja”, tha Morina.

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate do të qëndrojë për pesë ditë sa do të zgjas ky kampionat në Kenya të Turqisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024