Marsi 2026 ishte muaj me më pak raste të dhunës në familje, në rajonin e Ferizajt, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Vjet ishin regjistruar 27 ngjarje të tilla, ndërsa sivjet 21, bëhet e ditur në një njoftim të policisë nga ky rajon, transmeton KosovaPress.
Vitin e kaluar ishin regjistruar 15 raste në Ferizaj, 6 në Shtime, 3 në Kaçanik, 2 në Han të Elezit dhe 1 në Shterpcë. Kjo e fundit është e vetmja komunë në të cilën sivjet janë shtuar rastet. Në marsin e vjetëm ishte vetëm 1, ndërsa sivjet u regjistruan 2. Hani i Elezit ndërkaq, është më paqësorja pjesë e këtij rajoni, pasi në muajin e tretë të këtij viti nuk e ka regjistruar asnjë rast të dhunës në familje, krahasuar me marsin 2025, kur ishin evidentuar 2.
Policia ka theksuar se gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese me qëllim parandalimin e dhunës në familje.Drejtoria rajonale e Ferizajt ka garantuar se konfidencialiteti i të dhënave të raportuesve do të ruhet plotësisht. /KosovaPress/