Më pak çifte të shkurorëzuara në vitin 2022 sesa një vit më parë
Lexohet për: 1 min.
divorcet
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në vitin 2022, janë regjistruar 2 mijë e 88 shkurorëzime, ndërsa numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në Prizren me 209 raste ose 10,0%, në Gjakovë janë regjistruar 172 raste ose 8,2% dhe në Ferizaj 145 raste ose 6,9%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti 5-9 me 31,5%, viti 10-14 me 14,5% dhe viti i katërt (4) me 9,1% e të shkurorëzuarve.

Në raportin për Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2022 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021 që ishin 2 mijë e 160.

“Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%”, thuhet në raport.

Ndërsa, mosha  mesatare e personave të shkurorëzuar të regjistruar gjatë vitit 2022 ishte 29 vjeç.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025