Më pak çifte të kurorëzuar në vitin 2023 sesa një vit më parë
Lexohet për: 2 min.
ciftet
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në vitin 2023, janë regjistruar 18 mijë e 493 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 mijë e 978 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 515.

“Krahasuar me vitin paraprak (2022) që ishin  17 863, në vitin 2023  janë kurorëzuar 16 978 apo (4.95 %) persona më pak”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kurse sipas raportit, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 515 Kurorëzime. Krahasuar me vitin 2022 (1627 Kurorëzime), në vitin 2023  janë Kurorëzuar 1 515 apo (6.9 %) më pak qifte.

Nga të dhënat statistikore, shihet se Kurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më pak në vitin  2023 krahasuar me vitin 2022, gjithashtu (jashtë Kosovës) kemi numër me te vogël të qifteve të kurorëzuar në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, në Prishtina janë regjistruar më së shumti kurorëzime 1 mijë e 727 apo 9,3%, në Prizren me 1 mijë e 597 apo 8,6% , në Ferizaj 1 mijë e 102 apo 6.0%, etj.

Personat e kurorëzuar sipas grup-moshës në vitin 2023, më  së shumti raste ka te meshkujt e grupmoshes 25-29 ne vendin e dyt grupmoshat 30-34 dhe ne vendin e tretë grupmoshat 20-24,ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grup-mosha 20-24, vendin e dytë grup-mosha 25-29 si dhe vendin e tretë grup-mosha 30-34.

Mosha  mesatare e personave të kurorëzuar, të regjistruar gjatë vitit 2023 ishte 30 vjeç.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024