ME hap thirrjen për subvencionim të sistemeve diellore për familje dhe biznese
Biznes
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen për subvencionim të sistemeve diellorë termike dhe fotovolttaike për familje dhe biznese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se në të ardhmen energjetike të vendit tonë, çdo qytetar do të jetë përfitues dhe pjesëmarrës aktiv në tranzicionin të drejtë e të gjelbër.

Kurti ka shkruar në Facebook se një prej mënyrave se si po e sigurojmë këtë, është duke përkrahur qytetarë e biznese.

“Për të ulur konsumin e faturave tuaja të energjisë, duke ju mbështetur të prodhoni energjinë tuaj përmes paneleve diellore fotovoltaike e termike, iniciativë kjo me përkrahje edhe nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai.

Linku për informata: https://tinyurl.com/info-subvencionet

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024