Edhe sot, në ditën e tretë me radhë, në sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, po mbahet Festivali i Pranverës. Ky festival ka për qëllim lirimin e hapësirave të uzurpuara në përgjithësi, në dobi të komunitetit, duke krijuar ambiente të përshtatshme për qytetarët.
Festivali i Pranverës është një mundësi për të takuar, komunikuar dhe festuar së bashku, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe argëtuese.
Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së, i cili është pjesë e organizimit të festivalit, Pëllumb Bajqinovci tha për KosovaPress se Festivali i Pranverës do ta shënojë Pranverën në Prishtinë, gjithmonë duke e rritur pjesën artistike dhe kulturore në kryeqytet.
Për dallim nga edicioni i kaluar, Bajqinovci tha se këtë vit festivali është i mbushur me më shumë aktivitete.
Se ky aktivitet është mjaft i qëlluar për qytetarët e tha edhe Rina Mullarama.
Mullarama, e cila erdhi nga qyteti i Pejës me fëmijë për të parë nga afër atmosferën e festivalit, u shpreh e kënaqur me organizimin.
Erik Hasani shprehet i kënaqur me këtë organizim, megjithatë bën thirrje për më shumë aktivitete të tilla.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.