Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u prezantuan detajet e edicionit të 14-të të Ekspozitës Ndërkombëtare ”Çmimi Muslim Mulliqi”, i cili tashmë është hapur dhe ka mbledhur shumë aplikues.
Në mungesë të energjisë elektrike konferenca u mbajt në korridorin e objektit të Galerisë.
“Jemi në proces të aplikimeve të artistëve, ku kemi një numër të madh të aplikimive online por edhe punime që i kanë sjellë në galeri. Ato nuk i kemi parë, deri në datën 20 shtator kur do të mbyllet konkursi, që do të thotë në momentin që mbyllet konkursi, mandej kemi kontakt të vazhdueshëm me kuratorë kur do të bëhet edhe përzgjedhja e artistëve që aplikojnë këtu tek ne. Kurse ekspozita planifikohet të jetë në fillimi të dhjetorit mes datave 5,6, 7 ku ne planifikojmë edicionin e 14’të të mbajtjes”, tha ai.
Më tej Spahiu tha se kuratorët do të përzgjedhin artistët vetëm nga lista e ngushtë.
Ndërkaq kuratori Raimund Stesker nga Dusseldorfi iu bëri ftesë artistëve kosovarë që jetojnë jashtë të aplikojnë. Ndër të tjera ai shtoi se pret që kjo bienale të qëndrojë historikisht në të ardhmen.
“Mendoj se aplikimet janë vetëm për artistë nga Kosova. Pra, nuk mund t'u kërkojmë artistëve ndërkombëtarë të aplikojnë. Ajo që ne mund të bëjmë është që t'u kërkojmë artistëve kosovarë që jetojnë jashtë vendit të aplikojnë e të cilët nuk kanë aplikuar ende, kjo është ajo që ne mund ta bëjmë. Por nuk mund të kërkojmë nga artistët ndërkombëtarë që të aplikojnë në këtë ekspozitë”, tha ai.