Më 15 qershor luhet Turneu Final i "Alley Oop 2026"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Më 15 qershor luhet Turneu Final i "Alley Oop 2026"
New Project - 2026-06-08T145120.822
08/06/2026 - 16:53
Linku u kopjua

Pas një rrugëtimi plot emocione dhe rivalitet nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, edicioni i dytë i turneut të basketbollit 3x3, Alley Oop 2026, po vjen drejt kulmit të tij.

15 qershor, nga ora 17:00 deri në 19:00, skuadrat më të mira fituese të fazave kualifikuese do të zbarkojnë në ISP-Marigona Rezidencë në Prishtinë për të shpallur kampionin e madh të këtij viti.

Ky event premton një mbrëmje të paharrueshme të mbushur me ritëm të lartë, atmosferë festive dhe lojëra spektakolare në fushë. Federata e Basketbollit e Kosovës i fton të gjithë adhuruesit e sportit që të mblidhen dhe të mbështesin ekipet në këtë betejë finale për trofeun e lakmuar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026