MD do të nis përgatitjet për organizimin e provimit për përmbarues privat
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar  anëtaret e komisionit për dhënien e provimit për përmbarues privat, ku e cilësoi si të rëndësishëm mirëfunksionimin e këtij komisionit, si dhe organizimin sa më të kompletuar të procesit të Provimit për Përmbarues Privat.

Ministrja Haxhiu kërkoi nga anëtarët e komisionit që të jenë në nivel të detyrës dhe gjithashtu që në përputhje me legjislacionin dhe kriteret profesionale, të zbatojnë përgjegjësitë të cilat i janë besuar, duke mundësuar një proces transparent, të rregullt, të drejtë dhe të ligjshëm.

Në anën tjetër kryesuesi i komisionit, Fejzullah Rexhepi, ka shprehur falënderimin për besimin e dhënë duke potencuar gatishmërinë dhe vullnetin që komisioni të jetë në nivel profesional gjatë ushtrimit të kësaj përgjegjësie.

Ditëve në vazhdim, Ministria e Drejtësisë do të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit për Përmbarues Privat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024