Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas mbylljes së tri pompave të derivateve në veri të vendit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Xhelal Sveçla ka shkruar se rimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite.
Postimi i tij i plotë:
Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë.
Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon. Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës.
https://kosovapress.com/mbyllen-tri-pompa-te-derivateve-ne-veri https://kosovapress.com/i-konfiskohet-pompa-e-benzines-milan-radojciqit