Atalanta ka ndezur sfidën e kthimit në Champions League kundër Dortmundit që në minutën e 5-të, kur Gianluca Scamacca shfrytëzoi një top të lirë në zonë për të kaluar italianët në avantazh 1-0. Atalanta ka arritur të bëjë të pamundurën brenda pjesës së parë, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve në 2-2.
Në minutën e 45-të, pikërisht para se arbitri të vërshëllente për fundin e pjesës së parë, Davide Zappacosta ka shkundur rrjetën duke çuar rezultatin e ndeshjes në 2-0. Ky gol ka shkaktuar festë të çmendur në "Gewiss Stadium", duke fshirë plotësisht avantazhin që Dortmundi kishte krijuar në ndeshjen e parë.
Sfida është mjaft e ashpër fizikisht, çka u vërtetua me kartonin e verdhë të Bensebaini-t, i cili do të jetë i pezulluar për ndeshjen e ardhshme.
Gjithçka fillon nga pika zero për pjesën e dytë, me moralin e Atalantës në kulm dhe Dortmundin që duhet të gjejë forca për t'u kundërpërgjigjur.