Mbyllet pjesa e parë me dominim nga Spanja
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë me dominim nga Spanja
New Project - 2026-07-02T213123.395
02/07/2026 - 21:55
Linku u kopjua

Pjesa e parë e ndeshjes së fazës së 1/16-ës në Botëror është mbyllur me epërsinë 1-0 të Spanjës ndaj Austrisë.

"Furia e Kuqe" dominoi plotësisht lojën me 64% zotërim topi dhe 11 goditje. Pasi Marc Cucurellas iu anulua një gol në minutën e 30-të, Mikel Oyarzabal zhbllokoi shifrat në minutën e 36-të me një goditje të saktë pas asistimit të Cucurellas.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, spanjollët patën dy raste të arta të njëpasnjëshme për të thelluar avantazhin.

Alex Baena goditi traversën nga goditja e dënimit në minutën e 45+2', ndërsa menjëherë pas tij Lamine Yamal u ndal nga një pritje shpëtimtare e portierit austriak Alexander Schlager, duke bërë që Austria të shkojë në pushim në disavantazh.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026