Rivalët potencial të Kosovës mbyllin pjesën e parë, ky është rezultati
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rivalët potencial të Kosovës mbyllin pjesën e parë, ky është rezultati
romania
26/03/2026 - 18:54
Linku u kopjua

Pjesa e parë e ndeshjes vendimtare së gjysmëfinales së playoff‑it të UEFA-s për Botërorin 2026, mes Turqisë dhe Rumanisë, e cila po zhvillohet në stadiumin “Tüpraş”, u mbyll me rezultat 0-0.

Gjatë pjesës së parë, Turqia krijoi raste të rrezikshme me Calhanoglu, Bardakci dhe Guler, por goditjet u priten nga portieri Radu. Edhe Rumani kërcënoi seriozisht Birligea humbi një rast të pastër, derisa Hagi u bllokua  dhe Dragomir goditi traversën, duke lënë ndeshjen 0-0 në pjesën e parë.

Turqia ka kontrolluar pjesën më të madhe të lojës, duke krijuar raste të vazhdueshme përmes Arda Guler, Hakan Calhanoglu, Baris Alper Yilmaz dhe Ferdi Kadioglu.

Stadiumi është mbushur me tifozë të zjarrtë, dhe atmosfera është intensive. Turqia, me emra si Arda Güler, kërkon kthimin në Botëror pas mungesës prej më shumë se dy dekadash, ndërsa Rumania, me Ianis Hagi dhe Dennis Man, synon kualifikimin e parë që nga 1998-a.

Fituesi i këtij dueli do të shkojë në finalen e playoff-it më 31 mars ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Sllovaki - Kosovë, duke marrë një hap të madh drejt kualifikimit për në turneun botëror që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026