Mbyllet pjesa e parë, Drenica në disavantazh e Malisheva në epërsi
Lexohet për: 1 min.
10-Mbyllet pjesa e parë
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të programit të sotëm të Superligës së Kosovës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Drenicës është në disavantazh si vendase kundër Trepçës ’89 me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress.

Për Trepçën ’89 golat i shënuan Bleon Sekiraqa (minuta e 24’) dhe Christian Mba (minuta e 28’), kurse te Drenica golashënues i vetëm deri tani është Koxy (minuta e 31’).

Në anën tjetër, krahas kësaj përballje po zhvillohet edhe takimi mes Malishevës e Dukagjinit, ku pas pjesës së parë rezultati tregon 1:0 në favor të vendasve.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Alban Shillova, i cili kaloi Malishevën në epërsi në minutën e 24’ të ndeshjes.

HT: Malisheva 1:0 Dukagjini

HT: Drenica 1:2 Trepça ‘89

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025