Mbyllet një furrë në Prishtinë, dyshohet se u helmuan 20 persona
Lexohet për: 1 min.
furra
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se të njëjtit janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave.

“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, thuhet në raportin e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025