Mbyllen qendrat e votimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
qendra-e-votimit-fush-kosove-
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, tani kur po shënon ora 19:00.

Qytetarët e vendit e shfrytëzuan të drejtën e votës për zgjedhjet e sotme parlamentare.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo mbi 558 mijë 246 votues, në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2021 deri në orën 15:00 kishin votuar 567 mijë e 934 votues.

Krahasuar me vitin 2021, janë rreth 9 mijë e 688 vota më pak në zgjedhjet e sotme deri në orën 15:00.

Lajmi në përditësim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025