Mbyllen ndeshjet finale të ligës "Gjergj Kastrioti" në volejboll
Lexohet për: 1 min.
331801635_219440730565003_5562270810082861128_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Spektakël i volejbollit është zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku u zhvilluan finalet e Ligës "Gjergj Kastrioti".

Pas një ndeshje dramatike, në finalen e vajzave, ekipi i Skënderbeut triumfoi ndaj Skënderajt 3:2 në sete.

Në finalen e meshkujve, Erzeni fitoi ndaj Partizanit, 3:0 në sete.

Ndeshjen nga afër e ndjeki edhe kryeministri Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili ndau medaljet për Skënderajn, nënpresidentët Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi e  Mimoza Shkodra Bislimi, që ndau medaljet për Erzenin, zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtuesit KOKSh-it, me presidentin Fidel Ylli, drejtuesit e FVK me Bahri Gjinovcin e krerët e FSHV etj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024