Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fillim të seancës, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka kërkuar nga trupi gjykues që të jap një njoftim lidhur me çështjen e trafikimit të organeve duke deklaruar se hetimet për këtë kanë përfunduar.
Avokati amerikan ka përmendur disa artikuj të botuar gjatë ditëve të fundit në media evropiane, ku zyrtarë të Qeverisë në Rusi kanë pretenduar se udhëheqësit e UÇK-së janë të përfshirë në trafikim organesh.
“Nëse hetimi që ka të bëjë me trafikimin e organeve ka përfunduar, duhet që dikush në këtë godinë ta thotë këtë gjë, pra që nuk ka asgjë nga akuzat e ngritura kundër të akuzuarve të cilat i lidhin të akuzuarit me trafikimin e organeve. Nuk e di nëse rusët po përpiqen të ndikojnë këtë trup gjykues por pavarësisht qëllimeve të tyre, ata në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të përpiqen që të thonë që zotërinjtë të cilët janë të akuzuar në këtë çështje gjyqësore janë të përfshirë në akuza për trafikimin e organeve”, ka thënë Kehoe.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Thaçi, Veseli e Selimi janë të pranishëm në gjykatore, ndërsa Krasniqi po merr pjesë në seancë përmes video lidhjes nga qendra e paraburgimit.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.