Mbrojtja e Shalës me ankesa pasi ZPS takoi dëshmitarin një ditë para dëshmisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK), Pjetër Shala. Në cilësinë e ekspertit, Marek Gasior, dëshmitar i prokurorisë, do të dëshmojë para trupit gjykues pa masa mbrojtëse.

Gjatë ditës së djeshme ai ka zhvilluar një takim me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, ka thënë se janë të habitur që dje pas dreke janë informuar dhe kanë marr një kopje të shënimit zyrtar për këtë takim.

Sipas tij ky shënim e ka edhe një deklaratë të re e cila nuk është e përfshirë në listën e materialeve që ZPS i ka ofruar mbrojtjes më 23 qershor të këtij viti.

Mbrojtësi i Shalës ka thënë se dhënia e  materialeve të reja nga një dëshmitar ekspert, në prag të dëshmisë së tij, është shkelje e të drejtave të të akuzuarit.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e Shalës dhe deri tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë.

Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024