Imazhet e ngjashme me ato në paketat e cigareve ndihmojnë në uljen e konsumit të mishit
Lexohet për: 2 min.
dfwfwq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Studiuesit nga Universiteti Durham zbuluan se vendosja e imazheve dhe paralajmërimeve me shkrim për ndikimin e kultivimit të mishit në ngrohjen globale i dekurajonte njerëzit që të zgjidhnin opsionet e mishit.

Ata testuan një sërë paralajmërimesh, duke përfshirë ato për ndryshimet klimatike, rreziqet shëndetësore dhe madje edhe pandemitë e ardhshme, te njerëzit që hanë vakte të nxehta të stilit të mensës.

Kur shoqërohen me një fotografi, paralajmërimet reduktuan përzgjedhjen e vakteve të mishit nga 7% në 10%, sipas rezultateve të studimit.

Ai tha: “Arritja e zeros neto është një prioritet për kombin dhe planetin. Meqenëse etiketat paralajmëruese tashmë janë treguar se reduktojnë pirjen e duhanit, si dhe pirjen e pijeve me sheqer dhe alkoolit, përdorimi i një etikete paralajmëruese në produktet që përmbajnë mish mund të na ndihmojë ta arrijmë këtë nëse futet si politikë kombëtare."

Për studimin, i cili do të publikohet në revistën shkencore “Appetite”, 1.001 të rritur që hanë mish u ndanë në katër grupe - me tri grupe të paralajmëruara dhe grupit tjetër jo.

Një etiketë tregonte një zonë të shpyllëzuar, me tym fabrike në distancë dhe tekstin që thoshte: "Ngrënia e mishit ndikon në ndryshimin e klimës".

Pjesëmarrësve iu kërkua të merrnin 20 vendime të veçanta për zgjedhje të ndryshme vaktesh - për shembull, një zgjedhje midis makaronash me mish, makarona me peshk, makarona vegjetarianë, dhe makarona vegane.

Më pas ata u pyetën për qëllimet e tyre të ardhshme për të blerë dhe ngrënë opsionet e vakteve, si dhe se sa tërheqëse dukeshin vaktet dhe sa ankth-provokuese dhe të besueshme ishin etiketat.

"Shtimi i etiketave paralajmëruese në produktet e mishit mund të jetë një mënyrë për të reduktuar këto rreziqe për shëndetin dhe mjedisin." /SkyNews

​Konsumimi i mishit të kuq rrit rrezikun e diabetit të tipit 2, paralajmëron studimi - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024