Mbrojtja e së miturës: Ministrja Hajdari ka ndryshuar deklaratat për aksidentin në “Arbëri”
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar seanca e gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari lidhur me aksidentin që kishte goditur me veturë një vajzë të mitur.

Pas më shumë se dy orë seancë të mbyllur për media dhe publik, as kësaj here ministrja Hajdari nuk u deklarua për media lidhur seancën, derisa avokati i saj, Alban Makolli tha se meqë seanca ka qenë e mbyllur nuk di të ketë deklarime.

Ndërkaq, avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti tha se e pandehura ka ndërruar deklaratat, në fillim ajo kishte thënë se kishte parë dy fëmijë të dilnin nga marketi, ndërsa tani kishte thënë se nuk i ka parë. Sipas avokatit, ndryshim të deklaratës kishte edhe kur ministrja kishte thënë se moti kishte qenë me shi në ditën e aksidentit, më pas duke pohuar diçka tjetër.

Ai shtoi se ministrja kishe deklaruar në gjykatë se veprimin e shmangies së automjetit e ka bërë instiktivisht dhe jo qëllimisht.

https://kosovapress.com/admin/perfundon-seanca-gjyqesore-ndaj-ministres-hajdari/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024