Avokatët e ish-eprorëve të UÇK-së deklaruan të mërkurën më 23 prill se do të paraqesin parashtrim së bashku sa i përket mocionit për rrëzimin të aktakuza. Në konferencën mbi ecurinë e çështjes që po mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ata kërkuan afat deri në mes të qershorit për të bërë dorëzimin.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në sallën e gjyqit, ndërkaq Jakup Krasniqi po merr pjesë në konferencë përmes video lidhjes.
Edhe mbrojtja e Veselit, avokati Dixon tha se mesi i qershorit duhet të jetë koha për paraqitjen e parashtrimit.
“Ne kërkojmë që mesi i qershorit të ishte koha kur duhet të paraqesim parashtrimin tonë”, tha Dixon.
“Ne nuk e quajmë zgjatje por shtyrje të afatit, sepse nuk e dinim që kishte kaq shumë material... Duke marrë parasysh faktin që do të paraqesim parashtrim së bashku të gjithë, propozojmë të jetë 20 mijë fjalë, secili nga ne ka të drejtë të paraqesë nga 6 mijë fjalë, kështu do të ishte 4 mijë fjalë më pak se nga çka na takon”, tha ai.
Ish-eprorët e UÇK-së ngarkohen për krime të pretenduara të luftës për të cilat të gjithë prej tyre janë deklaruar të pafajshëm.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 dhe çështja e prokurorisë ka përfunduar pas dy vjet të procesit gjyqësor.