Mbrojtësi sllovak: Muriqi, sulmuesi më i mirë me kokë që kam parë ndonjëherë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbrojtësi sllovak: Muriqi, sulmuesi më i mirë me kokë që kam parë ndonjëherë
Muriqi
24/03/2026 - 14:50
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Sllovakisë Martin Valjent, ka folur për rikthimin e tij në Kombëtare dhe për sfidën e ardhshme ndaj Kosovës, duke veçuar edhe raportin e tij të afërt me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.

Valjent, i cili ka 18 paraqitje me Përfaqësuesen Sllovake, u shpreh i lumtur për rikthimin në ekip, duke theksuar atmosferën pozitive në skuadër dhe komunikimin me trajnerin Francesco Calzona.

Duke folur për Kombëtaren e Kosovës, lojtari pranoi se bëhet fjalë për një kundërshtar të motivuar, ndërsa vlerësoi lart cilësitë e Muriqit, me të cilin ndan e njëjtë atë të RCD Mallorca.

“Përveç se është bashkëlojtar, ai është edhe miku im. Është një nga më të mirët që kam takuar në futboll. Është një sulmues shumë i fuqishëm dhe ndoshta lojtari më i mirë me kokë që kam parë ndonjëherë” - theksoi Valjent.

Ndërkohë tregoi se, pavarësisht forcës fizike dhe dominimit në ajër, Muriqi mbetet një person i thjeshtë dhe modest jashtë fushës, duke e cilësuar si shembull pozitiv.

Sllovakia ende nuk është përballur më parë me Kosovën, e cila është anëtare e FIFA që nga viti 2016. Megjithatë, mbrojtësi sllovak paralajmëroi se ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në përfundim, Valjent theksoi se skuadra e tij mbetet e motivuar maksimalisht për këtë duel, duke besuar se progresi i ekipit mund të shpërblehet me arritje të mëdha në këtë fazë të garës.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026