Mbreti Charles u ka kërkuar liderëve botërorë të mbledhur në Dubai që ta bëjnë samitin e klimës COP28 një "pikë kthese kritike" në luftën për të trajtuar ngrohjen globale, shkruan SkyNews, transmeton KosovaPress.
Nevojitet "veprim i vërtetë" për të trajtuar krizën klimatike dhe për t'i larguar njerëzit dhe kombet "larg nga praktikat që e bëjnë botën tonë më të rrezikshme", u tha ai udhëheqësve globalë.
"Unë vetëm mund t'ju bëj thirrje që ta përmbushni atë me ambicie, imagjinatë dhe një ndjenjë të vërtetë të urgjencës me të cilën përballemi, dhe së bashku me një përkushtim ndaj veprimit praktik nga i cili varet e ardhmja jonë e përbashkët", tha ai.
Ai paralajmëroi se bota nuk mund të "vazhdojë më sikur nuk ka kufij - ose sikur veprimet tona nuk kanë pasoja".
"Kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime duke u përpjekur të paralajmëroj për kërcënimet ekzistenciale me të cilat përballemi mbi ngrohjen globale, ndryshimet klimatike dhe humbjen e biodiversitetit," tha ai.
"Janë bërë disa përparime të rëndësishme, por më shqetëson shumë që ne mbetemi kaq tmerrësisht larg"