Mbreti Charles i Britanisë do të kthehet në detyrë javën e ardhshme pas trajtimit të tij për kancerin, njoftoi sot Pallati Buckingham në Londër. "Për të ndihmuar në shënimin e këtij momenti historik, Mbreti dhe Mbretëresha (Camilla) do të bëjnë një vizitë të përbashkët në një qendër të trajtimit të kancerit të martën e ardhshme (30 prill), ku do të takojnë specialistë mjekësorë dhe pacientë," shkroi familja mbretërore në rrjetin social X. Ajo tha gjithashtu se këtë qershor, Charles do të presë perandorin japonez Naruhito dhe perandoreshën Masako. “Me afrimin e përvjetorit të parë të Kurorëzimit, Madhëritë e tyre mbeten thellësisht mirënjohëse për shumë mirësi dhe urime të mira që kanë marrë nga e gjithë bota gjatë gëzimeve dhe sfidave të vitit të kaluar”, shtoi shkroi familja mbretërore.
Pasi u shtrua në spital për trajtimin e zmadhimit të prostatës, Charles u lirua më 29 janar nga pas një qëndrimi katër-ditor. Pallati Buckingham kishte njoftuar në shkurt se gjatë kontrolleve rutinë, u zbulua një gjendje shqetësuese dhe mbreti u diagnostikua me kancer. Ndërsa sqaroi se Charles nuk kishte kancer të prostatës, nuk u dhanë detaje rreth llojit apo fazës së kancerit. Kryeministri Rishi Sunak tha se kanceri ishte në fazat e hershme. Për shkak të trajtimit të tij, mbreti pezulloi përkohësisht angazhimet e tij publike. /AA