Mbretëria e Bashkuar do të ndërtojë satelit të ri për të ndihmuar në monitorimin e ndryshimeve klimatike
Lexohet për: 2 min.
stuhia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar tha se sateliti i ri do të sigurojë "të dhëna të vlefshme dhe të përditësuara rregullisht" në Tokë dhe do të ndihmojë në zbulimin, monitorimin dhe reduktimin e rrezikut të fatkeqësive natyrore.

Një satelit i ri që do të ndihmojë shkencëtarët të monitorojnë ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore, ai do të ndërtohet dhe financohet nga Britania e Madhe.

Vendi do t'i bashkohet Portugalisë dhe Spanjës në projektin ‘Atlantic Constelation’, i cili po zhvillon një grup satelitësh për të monitoruar Tokën.

Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar po ofron 3 milionë funte për një satelit të ri, me bashkëfinancim nga ‘Open Cosmos’, bazuar në Kampusin Hapësinor ‘Harwell’ në Oxfordshire.

Sateliti i ri do të sigurojë "të dhëna të vlefshme dhe të përditësuara rregullisht" në planet.

Ai gjithashtu do të ndihmojë në zbulimin, monitorimin dhe reduktimin e rrezikut të fatkeqësive natyrore.

Andrew Griffith, ministër në Departamentin për Shkencën, Inovacionin dhe Teknologjinë, tha: "Vëzhgimi i Tokës do të luajë një rol absolutisht jetik në trajtimin e sfidave globale si ndryshimi i klimës dhe lehtësimi i fatkeqësive, duke ofruar të dhënat që na nevojiten me shpejtësi, duke mbështetur industritë kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, si bujqësinë dhe energjinë.

"Duke punuar me ‘Open Cosmos’ në një satelit të ri dhe duke mbështetur partnerët tanë në Atlantik, Spanjën dhe Portugalinë, ne mund të shfrytëzojmë teknologjinë hapësinore për qëllimet tona të përbashkëta, duke krijuar mundësi të reja aftësish dhe vende pune për të ardhmen për të rritur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar." /Sky News

Stuhia “Ciaran”, disa rrugë të bllokuara në Shqipëri, u evakuuan 23 turistë të bllokuar - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025