Mbrëmje e paharrueshme, më 28 Nëntor mbahet koncert me klasikët shqiptarë
Lexohet për: 1 min.
406013543_685932930390955_4454938951759142418_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për nder të festave të nëntorit, institucionet e Kosovës do të organizojnë ngjarje të ndryshme kulturore.

Në ditën e shënimit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë 111 vjet më parë, më 28 nëntor në Prishtinë, Filarmonia e Kosovës do të mbajë "Koncertin me klasikët shqiptarë", nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Malaj: Historia e pavarësisë së Shqipërisë nuk është e plotë pa shqiptarët e Kosovës - KosovaPress

Në këtë mbrëmje të paharrueshme do të interpretohen këngët e artistëve shqiptarë, nën shoqërimin e Orkestrës Harkore të Filarmonisë, Oktetit vokal të meshkujve, Ansamblit “New Born”, dhe sopranos Zana Abazi Ramadani.

​Osmani-Malaj pajtohen për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri - KosovaPress

Koncerti mbahet në atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit duke filluar nga ora 20:00, ndërsa hyrja është pa pagesë, thuhet në një komunikatë për media.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025