Mbrëmja “Nexhmije Pagarusha” në RLIOF, sonte në Sheshin Skënderbeu – hyrja e lirë për të gjithë!
Lexohet për: 2 min.
nexhmije-pagarusha
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Festivali Ndërkombëtar i Operas – Rame Lahaj, sjell mbrëmjen e parë muzikore të edicionit të 4-të, dedikuar muzikës shqipe. Mbrëmja “Nexmije Pagarusha” e cila për çdo vit zë vend të veçantë në programin e RLIOF, mbahet sonte në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, nga ora 20:30. Hyrja është e lirë për të gjithë ata që duan të shijojnë muzikën e mirëfilltë shqipe, sjell në një format unik.

Në harmoni perfekte me temën "T'knoft zemra", kjo mbrëmje e festivalit sjell në skenën e ngritur në qiellin e hapur të sheshit "Skënderbeu" artistët ndërkombëtarë: mezo-sopranon e njohur nga Egjipti, Farrah El Dibany e cila do të këndojë në gjuhën shqipe.

Kryevepra të muzikës shqipe gjatë kësaj mbrëmje do të interpretohen edhe nga sopranot Adelina Thaçi e Kaltrina Miftari si dhe baritoni Artur Vera.

Artistët në skenë do të shoqërohen nga Keli Bank nga Tirana, me anëtarë: Genti Shahini - pianist, Emiliano Dhimo - bateri, Roni.Gjura - double bass, Xhino Daja - trumpetë, Ilir Vorpsi - trombon dhe Brikel Guga - tenor saksofon.

RLIOF ju pret në zemër të kryeqytetit për një mbrëmje të paharruar me muzikë shqipe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025