Mblidhet bordi i Milanit, kërkohet pasuesi i Piolit
Lexohet për: 2 min.
Ibrahimovic
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, këshilltari Zlatan Ibrahimovic dhe drejtorët e klubit kanë filluar të shpejtojnë kërkimet e tyre për pasuesin e Stefamo Piolit.

Kuqezinjtë nuk ishin në gjendje të shmangnin makthin e tyre më të keq në “Derby della Madonnina” të hënën në mbrëmje, duke pësuar një humbje 2-1 që i lejoi Interit të siguronte Scudetton e tyre të 20- të, duke e fituar ata yllin e tyre të dytë përpara rivalëve të tyre lokal.

Pioli ka qenë nën presion te Milani për një kohë tani dhe fati i tij mesa duket u vulos nga eliminimi i klubit në çerekfinale të Ligës së Evropës nga Roma, me disfatën në derbi vetëm që konfirmoi më tej nevojën për një fillim të ri në verë, përcjellë KosovaPress.

“Calciomercato” raporton se pronari i Milanit, Cardinale u takua me Ibrahimovic, Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada të hënën për të filluar diskutimin e opsioneve për të zëvendësuar Piolin, biseda që do të nxehen gjatë ditëve në vijim.

Kuqezinjtë duan të zvogëlojnë listën e ngushtë në dy ose tre opsione deri në fund të javës së ardhshme, të vetëdijshëm se një kontribut i një trajneri është i nevojshëm në merkaton e ardhshme të verës. Ibrahimovic është i prirur të sjellë një trajner fitues në Milano, duke dashur të fillojë menjëherë një cikël të ri.

Opsionet për momentin përfshijnë Xavi, Mark van Bommel, Paulo Fonseca dhe Sergio Conceicao, me Thiago Mottan që duket më pak i mundshëm duke marrë parasysh marrëveshjen e tij verbale me Juventusin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024