Mbledhjet e dy qeverive, Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të jetë mbi gjysmë miliard euro.
Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, për pritjen e sotshme duke shpresuar për marrëdhënie akoma më të mira mes dy vendeve.
Kryeministi i Maqedonisë së Veriut tha se bashkëpunimi ekonomik me Kosovën është synim i dy vendeve që sipas tij do të jetë mbi gjysmë miliard euro.
Mickoski, ka përmendur edhe marrëveshjet të cilat sipas tij janë në pjesën e energjetikës dhe kalimet ndërkufitare.
Ai ka konsideruar se duke punuar bashkërisht do të avancojnë tutje marrëdhëniet miqësore.
“ Do të jem i lumtur nëse për disa javë prej sot në vend të dytë të kemi një pikë të vendkalimit kufitar ku qytetarët që hyjnë e dalin nga vendet tona do të ndalen në një pikë kalimi e jo në dy dhe në këtë mënyrë të mos ketë rrëmuja nëpër kufi dhe të shkaktoj ndjenjë të pakëndshme në kalimet kufitare. Të kemi një pikë kufitare dhe të shpejtohet transferi i udhëtarëve meqë ne synojmë dejtë Evropës dhe pa kufij. Në pjesën e energjetikës mund të bashkëpunojmë si shtete. Këtë vit e përfundojmë procesin e ndërtimit të inerkonektorit jugor me Greqinë flas në pjesën administrative, nëse shkon siç duhet do të fillojë në pranverë jemi shumë të interesuar..... ti përforcojmë aktivitetet”, tha ai.
Kryeministri Mickoski, tha se ministrat e energjetikës në shumë çështje mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në pjesën e shkëmbimit të energjisë elektrike.
Derisa edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishe deklaruar se me Maqedoninë e Veriut nuk kanë mosëmarrëveshje vetëm bashkëpunim në shumë fusha.