Mbillen rreth 500 drunj, Osmani: Ruajtja e ambientit nuk është temë luksi
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani tha se çështja e ruajtjes së ambientit nuk është temë luksi, por ka të bëjë me tokën që lihet pas pasardhësit.

Kështu u shpreh ajo, derisa mori pjesë në mbjelljen e drunjve në aksin rrugor te Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

"Së bashku me ministrat Peci e Aliu kemi ndërmarrë nismat qysh vitin e kaluar me qëllim që të iniciojmë edhe fazën e dytë të mbjelljes së drunjëve. Në këtë fazë të dytë do të angazhohet edhe mërgata jonë. E tani ky kontribut do të vazhdojë për mbrojtjen e shëndetit tanë dhe gjithë qytetarëve. Është vendi apo pamja e parë që e shohin gjithë vizitorët e Kosovës", tha ajo.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se janë rreth 500 drunj që do të mbjellën.

"Mbi 850 mijë drunj deri më tani janë mbjell. Rëndësia e këtij aksioni është e jashtëzakonshme në shumë aspekte. Është një aspekt i zvogëlimit të karbonit që lidhet me politikat e ndryshimeve klimatike sot", ka thënë ai.

E ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci shtoi se pyjet kanë rëndësi kombëtare.

"Ky aktivitet sot le të jetë shembull që duhet t'i japim natyrës shumë më shumë se që duhet t'i marrim", ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024