Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK
Lexohet për: 1 min.
sss
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka informuar sot se është mbingarkuar Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas ShSKUK-së, 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej tyre, siç ka bërë të ditur ShSKUK, ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi  25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e poashtu, 10 mijë vizita ambulantore, në profile të ndryshme pediatrike.

https://kosovapress.com/admin/fluks-i-femijeve-ne-pediatri-shkaku-i-temperaturave-te-larta-kerkohet-kujdes-ne-ushqime/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024