Mbi gjysma e kryetarëve të komunave në vend refuzojnë Kurtin
Lexohet për: 2 min.
kurti-kryetaret-e-komunave-
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në vendin tonë janë 38 komuna, ndërsa vetëm 15 kryetarë komunash nga 28 sa e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, ishin prezentë sot në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Administrimit Lokal dhe Pushtetit, Elbert Krasniqi. Pas takimit rreth dy orë, Krasniqi tha se u diskutua për problemet specifike të komunave.

Ndërkaq, i pyetur nëse po zvarritet procesi për zgjidhjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit, Krasniqi potencoi se një gjë e tillë nuk po ndodhë sipas tij. Ai theksoi se të gjitha nënshkrimet që kanë kërkuar largimin nga funksioni i kryetarit janë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), për çka shtoi se u takon atyre për të marrur një vendim

Krasniqi, të rëndësishëm e vlerësoi faktin që për herë të parë janë ndarë 742 milionë euro për nivelin lokal, për çka shpreson që projektet të ndikojnë  drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ndërkaq, para se të fillonte takimi i mbyllur mes Kurtit, Krasniqit dhe kryetarëve e përfaqësuesve të komunave, u tha  se ndër çështjet kryesore për të cilat do diskutohet janë regjistrimi i popullsisë dhe problemi me qentë endacak./Z. Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024