Sot është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.
Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.
Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.
Aziz Tafaj nga kompania “Theranda” potencoi se produktet vendore kanë nevojë për organizime të tilla.
Drejtoresha e klinikës “Ozone Hair”, Valmira Xani tha se panairi “Pan Expo Group Kosova 2024” është një mundësi e mirë që bizneset t’i promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre si dhe të njihen me eksperiencat e njëra-tjetrës. Ajo shpreh dëshirën që ky panair të shndërrohet në tradicional.
Në hapje të këtij panairi, mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, i cili vlerësoi këtë organizim si një mundësi të mirë për promovimin e ekonomisë. Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.