Mbi 100 propozime të reja janë dorëzuar sot për listën e barnave esenciale, me ç’rast, 68 prej tyre janë pranuar. Produktet e reja të përfshira në këtë listë janë për të gjitha sëmundjet e organeve të trupit, por edhe atyre që janë rralla. Kështu u tha në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale, që veç tjerash, pati kritika për monopol.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se lista e barnave esenciale ngjason me atë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).
Kryesuesi i Komitetit për Listën e Barnave Esenciale, Driton Vela u shpreh se puna për revidimin e listës esenciale ka nisur në tetor të vitit të kaluar, për çka janë mbajtur rreth 50 takime.
Vela shtoi se gama e produkteve të reja përfshin të gjitha sëmundjet e të gjitha organeve të trupit të njeriut.
Kryesuesi i Komitetit për Listën e Barnave Esenciale, Driton Vela ka shtuar se në të ardhmen duhet të bëhet plotësimi i bazës ligjore për listën esenciale dhe të krijohen mekanizma të kontrollit të zbatimit të saj./Sh.Pajaziti