Përpjekjet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti do të përfundojnë të dielën, gati dy javë pasi tërmetet vdekjeprurëse - 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – kanë goditur Turqinë dhe Sirinë. Si pasojë e këtyre tërmeteve, më shumë se 46 mijë njerëz - 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri kanë mbetur të vdekur.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta vizitojë të dielën Turqinë, dhe do të diskutojë se si Washingtoni mund ta ndihmojë më tej Ankaranë, teksa ajo po përballet me pasojat e tërmetit.
Gjithashtu, Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë.
Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara ndanë një shumë prej 397 milionë dollarësh për të ofruar “ndihma dëshpërimisht të nevojshme për gati 5 milionë sirianë” për tre muajt e ardhshëm.
Presidenti Assad ka rënë dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për miliona viktima të tërmetit.
Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të jenë të hapura për një periudhë fillestare prej tre muajsh.