Mbi 26% e popullsisë greke përballet me rrezikun e varfërisë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Pak më shumë se 26% e popullsisë greke u përball me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social në vitin 2023, njoftoi sot Autoriteti i Statistikave të Greqisë (ELSTAT). Përqindja e rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social është 26.1%, ose më shumë se 2.65 milionë, tha ajo në sondazhin e saj vjetor mbi kushtet e jetesës dhe të ardhurave. ELSTAT tha se rreziku i varfërisë ose i përjashtimit social është më i lartë tek fëmijët e moshës 17-vjeç e lart dhe mbi 28%.

Ai tha se pragu i varfërisë është 6.030 euro për një familje me një person në vit dhe 12.663 euro për familjet me dy të rritur dhe dy fëmijë në ngarkim nën 14-vjeç dhe vuri në dukje se “18.9% e popullsisë totale ishte në rrezik të varfërisë pas transfertat sociale, duke shënuar një rritje prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2022.” Rreziku i varfërisë apo i përjashtimit social është më i larti në rajonin e Peloponezit me 35.7% dhe më i ulëti në Kretë me 18.5%. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024