(I plotësuar) Komisioni Qendror i Kosovës (KQZ) ende nuk ka përfunduar 100 për qind numërimin e rezultateve preliminare online. Edhe 21 qendra të votimit në disa komuna të Kosovës ende nuk ka përfunduar ky proces. Megjithatë, KQZ ka sqaruar se pas numërimit të votave të subjekteve politike, materiali zgjedhor, përfshirë edhe formularët e rezultateve, janë vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç e parashihet me procedurë.
Sipas KQZ-së, deri në orën 19:10, (mbrëm kur ishte rezultati i fundit) ishin numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533.
Edhe Komuna e Deçanit nuk ka përfunduar ende, ka edhe një Qendër të votimit pa numëruar.
Prizreni edhe dy Qendra të votimit nuk ka numëruar, e Shtërpcës edhe një Qendër të votimit e ka të pa numëruar. Po ashu edhe në Pejë ka mbetur edhe një Qendër e votimit pa numëruar, si dhe në komunën e Klinës kanë mbetur pa edhe dy Qendra të votimit pa numëruar.Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.16 për qind ose 184 mijë e 040, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.60 për qind ose 146 mijë e 147 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.46 për qind ose 61 mijë e 968 vota.
Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për herë të parë si të rregullta, pas shpalljes së pavarësisë.