Mbi 19 mijë e 700 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Lexohet për: 1 min.
f90ef094-15a4-4bc6-9326-61ceab4ff942
1 vit më parë
Linku u kopjua

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë tani është të paktën në 19 mijë e 738, sipas autoriteteve.

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 16 mijë e 546 dhe 66 mijë e 132 të tjerë të raportuar të lënduar, ka informuar të enjten presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është rritur në të paktën 3 mijë e 192 – përfshirë 1 mijë e 930 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha dhe 1 mijë e 262 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, sipas mediave shtetërore siriane. 

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri, në të gjitha territoret e prekura është rritur në 5 mijë e 158, 2 mijë e 258 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 2 mijë e 900 në zonat e kontrolluara nga rebelët, shkruan CNN , përcjell KosovaPress

Të paktën 71 mijë e 290 persona janë lënduar në Siri dhe Turqi, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025