Mbi 140 mijë doza vaksine Pfizer mbërrijnë në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
281850576_319716500338133_8829666575037016065_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nb Shqipëri, ka njoftuar se sot kanë mbërritur edhe 140.400 doza vaksine nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.

Sipas njoftimit, deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 3,423,030 doza vaksine antiCOVID.

“Vaksinohuni sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të familjarëve tuaj. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024