Mbi 11 mijë vizita ambulantore në Klinikën e Endokrinologjisë në periudhën janar-nëntor
Lexohet për: 1 min.
319774523_458400699790971_2532800858920214237_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në periudhën janar - nëntor në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK kishte 11 mijë e 449 vizita ambulantore, 664 pacientë për trajtim intrahospitalor, 2 mijë e 130 konsultime specialistike, 2 mijë e 452 ultrasonografi të tiroides, 612 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB), gjatë të cilave janë diagnostikuar kancere të tiroides dhe patologji tjera, si dhe 509 sesione në kuadër të programit të edukimit diabetik.

Sipas njoftimit, në kuadër të mjekimit gjysmë intensiv u trajtuan 25 pacientë me ketoacidoza diabetike dhe në kuadër të shërbimit për këmbë diabetike kishte 106 seanca trajtuese për patologji të këmbës diabetike.

“U dhanë edhe shërbime të mjekimit intrahospitalor-ditor për 41 pacientë me tumor të hipofozes/akromegali dhe tumorë tjerë neuroendokrinë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024