Mbi 1.2 milion banorë të Kosovës janë regjistruar deri më tani
Lexohet për: 2 min.
ask argjentina
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se deri më tani janë regjistruar mbi 1.2 milion banorë në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare që ka nisë më 5 prill e do të përfundoj më 17 maj.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në ASK, Avni Kastrati theksoi se ka thënë se ka një hezitim nga komuniteti serb, por sipas tij, një pjesë e tyre është duke u regjistruar.

Ai në një konferencë për media ftoi të gjitha komunat të cilët nuk kanë qenë edhe aq aktive, të regjistrohen, sepse siç tha ai kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë për regjistrim.

Kastrati, i pyetur rreth ngacmimeve të regjistrueseve të popullsisë që kanë marrë në familje të ndryshme, është shprehur se nuk ka marrë zyrtarisht me protokoll ndonjë ankesë.

Gjithashtu, ka shtuar se në trajnime që janë mbajtur para fillimit të regjistrimit të popullsisë, është treguar që në momentin që ai apo ajo ndihet në rrezik, mund të marrë me vete vëllain, motrën apo këdo, të cilët lejohen të qëndrojnë anash.

Në fund të konferencës për media, para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nuk mungoi as protesta nga përfaqësues të organizatës “Fourth Ëave”, të cilët protestuan në shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve të punëtorëve të ASK-së gjatë regjistrimit të popullsisë.

Aktivistja e organizatës “Fourth Wave” në Mitrovicë, Nerimane Ferizi, ka theksuar se tri vajza janë ankuar në zyrën e kësaj organizate, duke treguar se po përballen me intimidim dhe ngacmim.

Shqetësuese për ta ishte përgjigja e drejtorit ekzekutiv, Avni Kastrati, që mund të marrë dikë me veti, sepse shteti duhet të jetë ai që të siguroj sigurinë përbrenda familjeve kosovare, dhe jo familja e tyre.

Gjatë protestës, ata kanë mbajtur në duar një mbishkrim “Kam shkuar për regjistrim, jam përballur me intimidim” dhe “Siguria është detyrë e shtetit”. /A. Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024